Babai e pranon se i kërkoi 3 mijë € për “martesën” e vajzës së mitur (VIDEO)

Një vajzë e mitur, 13-vjeçare nga Plemetini i Obiliqit, është kthyer në shtëpi te familja e saj 6 muaj pasi kishte ikur. Gj.B., në muajin nëntor të vitit të kaluar, ka shkuar në Mitrovicë, pa lejen e prindërve, të bashkëjetojë me të miturin, I.H, 16-vjeçar, me të cilin thotë se është martuar.

“ E kom dashtë, e kom lanë shkollën edhe kam ik” – deklaron ajo për Klan Kosovën.

Babai i saj, F.B., thotë se të hënën ishte tentimi i tretë për të sjellë vajzën në shtëpi. Dy herët e tjera e kishte sjellë, por e bija përsëri kishte ikur.