Babai i 5-vjeçares që u shkel sot nga vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër


Një vajzë ka vdekur ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda, pasi u goditën nga një veturë në fshatin Runik.
Ishte duke u kthyer nga shkolla. E për tu siguruar se do të kthehej shëndosh e mire në shtëpi atje kishte shkuar për ta marrë nëna e saj. Por, deri sapo ktheheshin në shtëpi ato u goditën nga një veturë, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe.

Madje makina u ndal tek kur kishte goditur një copë betoni në këtë pjesë. Pjesët e veturës që I mori jetën 5 vjecarës kishin mbetur edhe një ditë me pasë. E.S kishte mbetur e vdekur në vend , kurse e ëma morri lëndime të rënda trupore .
Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKMF të Skenderaj . Por mjekët thanë që ishte e pamundur që 5 vjecarja të mbahej në jetë. Behar Musliu shtoi se nëna e saj afro 43 vjecare është jashtë rrezikut për jetë. Kurse i trishtuar nga ajo që ndodhi është babai i vajzës Izet Sejdiu. Ai këtë të martë po qëndronte në Qendrën Mjeksore në Skenderaj për tu kujdesur për bashkëshorten e tij.

Salihu thotë se vetura që goditi vajzën e tij ishte duke bërë gara me një veturë tjetër. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Avni Zahiti nga rajoni I Mitrovicës tha që aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:20

Zahiti shtoi se dy ngasësit e veturave janë arrestuar. Ndërkohë, banorët e Fshtit Runik thonë që në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente. E shkak për këtë është shpejtësia e madhe me të cilën qarkullojnë veturat këndej pari. 5 vjecarja E.S është varrosur gjatë ditës në varrezat e fshatit Runikë.