Babai i Hashim Thaçit: Biri imë, Ti ja fale jetën Kosovës, të presim të kthehesh faqebardhë!


Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lírohej.

Klan Kosova ka qëndruar sot në familjen Thaçi në Burojë të Skënderajt, në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale.

Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocíonalísht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luf tuar për kombin shqiptar”.

“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lírë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka deklaruar babai i Thaçit.