Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lírohej.
Klan Kosova ka qëndruar sot në familjen Thaçi në Burojë të Skënderajt, në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale.
Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocíonalísht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luf tuar për kombin shqiptar”.
“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lírë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka deklaruar babai i Thaçit.