Babai i të arrestuarit për “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari është zyrtar në ATK


Më datën 20 tetor nën dyshimet për “avullimin” e 2 milion eurove është arrestuar zyrtari i Thesarit të Shtetit, Labinot Gruda .

Mësohet se familja Gruda mban pozicione të rëndësishme pasi edhe babai i tij është zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Labinot Gruda pritet të dalë sot para gjykatës ndërsa dy të dyshuarit e tjerë lidhur me këtë rast janë në arrati.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami në konferencën për media raportoi se vjedhja ka ndodhur me 9 tetor dhe bëri të ditur se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. /Gazeta Sinjali