14 tetori 2014 është shënuar në kalendarin e çdo tifozi shqiptar të futbollit. Në këtë ditë, në Beograd ka ndodhur njëra nga ngjarjet më të shëmtuara që i ka ndodhur sportit më të bukur në Botë. Futbollistët e Kombëtares Shqiptare u gjendën të vetëm por të patrembur në mesin e mijëra tifozëve të tërbuar serb, shkruan Indeksonline.
Kjo ndodhi pasi mbi stadiumin e Partizanit fluturoi një dron që mbante flamurin e Shqipërisë së madhe bashkë me dy figurat kombëtare, Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Njeriu që i ngjalli emocione të gjithë shqiptarëve ishte, Ballist Morina. Ai pasi ngrit flamurin në mes të Beogradit, më vonë po në vitin 2014 postoi videon e momentit duke e bërë planin për atë vepër madhore.
Video: