Bastisja e shtëpisë luksoze të policit, i dyshuar për bixhoz e fajde (VIDEO)

Një shtëpi luksoze, dy vetura të parkuara në oborr, mbikëqyrje me kamera të sigurisë, ishte pamja nga shtëpia e zyrtarit policor që punonte në Njësinë e Trafikut në Prizren, e që dyshohet se merrej me fajde e bixhoz.

Në këtë shtëpi mbrëmjen e 10 tetorit 2022, u krye një bastisje që zgjati disa orë ndërsa përveç Inspektoratit Policor të Kosovës, brenda u fut edhe ekipi i Njësisë së Qenve K-9 për të kontrolluar se mos kishte diçka i legale.