Baton Haxhiu “befason“ me deklaratë, Ja çka thotë ai për shamitë e kuqe të VV-së

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike në Kosovë kanë vijuar takimet dhe kanë shpalosur programet e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje në perceptimin publik mendohet se do jetë ajo forcë e parë politike, ndërsa ky projeksion ka ndezur entuziazmin tek mbështetësit e saj.

Analisti Baton Haxhiu thotë se vendosja e shamive me ngjyrë të kuqe nga Vetëvendosja në rrugët e Prishtinës, ka në thelb një simbolikë totalitariste.

“Rrëfimi që kanë përdorur me shaminë e kuqe për të forcuar një të majtë kundër oligarkëve, për të ndërtuar një të majtë kundër të gjithë të tjerëve. Kjo krijon një totalitarizëm diskursiv dhe ky totalitarizëm diskursiv është rrëfim i VV-së deri më tani” tha ai.