TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka shkaktuar debate të forta mbrëmjen e sotme. I ftuar në studion e “Opinion”, Haxhiu, teksa po diskutonte në lidhje me debatin Turqi-Francë, pas karikaturave provokuese të ‘Charlie Ebdo’, foli për civilizimin.
Haxhiu krahasoi një profet me civilizimin e njeriut, dhe tha se kjo e fundit është më e lëndueshme.
“Cila është e shenjta më e madhe, civilizimi që e përfaqëson njeriu, apo dikush që përfaqësohet si profet…cila është më e lëndueshme? Civilizimi pra..ky është,”– tha Haxhiu, teksa i drejtohej Fitim Zekthit.
E ndërsa për Zekthin, këto të dyja gjëra, nuk qëndrojnë përballë njëra-tjetrës.
“E ke shumë gabim Haxhi, gabim…nuk janë përballë njëra-tjetrës këto, s’kanë lidhje dhe nuk qëndrojnë,”- tha ai më tej.
(f.m/dosja.al)