Baton Haxhiu: Kadri Veseli nuk kërceu nga aeroplani, ishte helikopter


Gazetari Ridvan Berisha ka sqaruar në profilin e tij në facebook se publicisti Baton Haxhiu kur ka thënë avion ka menduar në helikopter.

Këtë reagim Berisha e ka bërë pas shumë keqintepretimeve që u bënë pas këtij rrëfimi të Baton Haxhiut lidhur me Kadri Veselin dhe kërcimin e tij nga aeroplani në vitin 1998.

“Baton Haxhiu me një rrëfim të pathënë më parë për Kadri Veselin. Si erdhi Veseli nga Parisi deri në Tiranë në vitin 1998 dhe si kërceu Veseli nga avioni (helikopteri ushtarak për sqarim sepse Haxhiu i thotë avion) kur ai nuk mund të ateronte në Tiranë për shkak të motit të keq. Pse e bëri këtë Veseli sipas Haxhiut?”, ka shkruar ai.