Baton Haxhiu: Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Vetëvendosjes


Gazetari Baton Haxhiu, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth kandidimit të Vjosa Osmanit për deputete në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai e ka cilësuar Osmanin si figura më fatkeqe në listën zgjedhore të VV-së.

“Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është figura që është viktimizuar në një kongres të Lidhjes Demokratike dhe do të përfundojë e papërdorshme pas këtij mandati. Kjo për arsye pasi që nuk është figurë që ka kandiduar për kryeministre dhe nuk mund të jetë pjesë e një shkrirje brenda një partie tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se sjelljet që i ka bërë Osmani do t’i bënte një kandidat që nuk ka kulturë politike.
“Vjosa Osmani po bëhet referencë shumë e keqe në politikën e Kosovës, dhe do të mbetet vetëm një aksesorë i momentit”, ka deklaruar Haxhiu.