BE e bindur se së shpejti me Biden do të zgjedhin çështjen e Kosovës


BE është e bindur se me administratën e re në Uashington raportet ShBA-BE përsëri do të bëhen “normale”, po ashtu shpresojnë se së bashku do të zgjidhet edhe çështja e Ballkanit, përfshirë çështjen e Kosovës, këtë agjensionit “Beta” ia kanë thënë zyrtar në Këshillin e ministrave të BE-së dhe Komisionin Evropian, transmeton “Bota Sot”.
Ata presin që qeveria Biden, ende jo i shpallur zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve, në 6 muajt e ardhshëm do të jetë e preokupuar me probleme të brendshme politike, duke emëruar krerë të pushtetit dhe përcaktimit të politikës që do udhëheq.

Burime të BE-së konsiderojnë se Ballkani nuk do të jetë në listën e prioriteteve të Shtëpisë së Bardhë, por do të dominohet nga kríza e pandemisë, problemet ekonomike-sociale dhe ndarjes brenda ShBA-së, ndërsa në politikën e jashtme kyçe do të jetë zgjidhja e raporteve me rivalin kryesor të Amerikës – Kinës dhe ash përsimin e raporteve ndaj Rusisë.

Biden si pritet çështjet tjera botërore dom lë në dorë të Departamentit të Shtetit dhe këshilltarëve të sigurisë kombëtare, andaj vështirë të thuhet çfarë qëndrimi mund të ketë ndaj raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, ndonëse dihet se ai qysh moti mbështet pavarësinë e Kosovës, thonë këto burime në Bruksel.

Kjo mund të dihet kur të bëhen të ditur emrat që do drejtojnë Departamentin e Shtetit dhe kush do të jetë këshilltari kryesor i Bajdenit për siguri kombëtare.

Medie të caktuara në BE kanë transmetuar shenjat e para nga Uashingtoni se Entoni – Toni Blinken apo Suzana Rajs mund të vendosen në krye te Departamentit të Shtetit, që konfirmohet nga gazeta franceze të qarqeve afariste “Lezeko”.

Kjo gazetë franceze thotë se “Biden gjithsesi do përcaktohet pët bashkëpunëtorët e vetë shumëvjeçar” dhe se “Blinken është specialist i raporteve ndërkombëtare që ka drejtuar dosje të mëdha në kohën e Klintonit edhe Obamës si janë Iraku, Afganistani apo armët nukleare të Iranit “.

Biden shkruan gazeta franceze fillimisht Suzana Rajs është parë si nën-presidente e ShBA-ve, ndërsa tash është kandidati kryesor për sekretare shteti – për punë të jashtme.

Rajs ishte ambasadore amerikane në OKB në kohën kur në krye të Departamentit ishte Hilari Klinton dhe ishte këshilltare e Obamës për siguri kombëtare , shkruan “Lezeko”.

Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli është reale të pritet që administrata Bajden përsëri të kthehet bashkëpunimit të ngushtë me BE në “normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, në të cilën BE nuk heq dorë nga roli kyç”.

Në çfarë mase qeveria amerikane do të kyçet në këtë çështje, varet sa do të jenë të suksesshëm përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell dhe i dërguari i tij Miroslav Lajçak dhe kush do udhëheq me Departamentin e Shtetit, dikush i ri apo “garda e vjetër” thotë gazeta franceze.

“Të gjithë e kanë të qartë”, thonë diplomatët evropian se “ së baski me Amerikën shumomë frytshëm do punohet në shthurjen nyjës serbo-shqiptare ‘nyjës së Gordit’, dhe nuk ka dyshim se Prishtina nuk do të pranoj pa Uashingtonin në ndonjë zgjidhje që do realizoj BE, andaj ndihma e Uashingtonit është e mirëseardhur”.

Burime të BE-së më herët kanë theksuar se është me rëndësi që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës përsëri të paraqitet në nivelin më të lartë dhe konstatuan se ndryshimi pushtetit në Uashington nuk ndikon në dialog.