Sondazhi ka përfshirë partitë kryesore politike në Kosovë, përfshirë edhe Vjosa Osmanin, ku kjo e fundit doli më mirë se PDK-ja në këtë sondazh.
Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm në sondazh, me rreth 12 mijë vota, apo 65%.
LDK-ja renditet e dyta me 2350 vota, apo 12.8%, saktësisht 1% më shumë se Partia e Vjosa Osmanit, e cila ka marrë përkrahjen e 11.8% të votuesve në këtë sondazh.
Partia e Kadri Veselit, PDK-ja ka marrë 7% të votave, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë partitë AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja.