Befason Afrim Muçiqi: Ja çfarë duhet të bëjnë kosovarët ditën e zgjedhjeve


Këngëtari Afrim Muçiqi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.

Për emisionin, këngëtari ka treguar se si e përjetoi vendimin e mbylljes në shtëpi dhe se ku shkoi për t’i kaluar ditët e pandemisë.

Nder tjera, Muçiqi, u tregua i ashpër në raport me Qeverinë e Kosovës dhe politikanët, që ndaluan që gati një vit mbajtjen e dasmave, shkruan Reporteri.net.

Këngëtari theksoi se nuk ka logjikë që restorantet të bllokohen për dasma, por, lejohen të jenë të hapura për eventet e politikanëve, tash në prag të zgjedhjeve.

Duke qenë se është kaq i mllefosur me vendimet politike për dasmat, Afrimi për ‘SHOW TIME’ tha se nuk do bëhej kurrë politikanë, madje, as këta që janë nuk duhet t’i votojmë.

‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.