Befason Kancelarja Merkel, Ja çfarë thotë ajo për Pandeminë

Kancelarja Merkel

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Deri më tnai, Gjermania e ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por po shohim se tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë na pret përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman.

Të martën, Merkel diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë. Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo kusht” një izolim mbarëkombëtar, tha Merkel, duke shtuar se mbajtja në funksion e ekonomisë është një përparësi.

Ndër masat që parashikojnë autoritetet gjermane janë kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike. Po ashtu, Merkel ka këshilluar qytetarët gjermanë të evitojnë udhëtimet në zonat me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit.

Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me Covid të mërkurën, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vd.e.kur.