Behgjet Pacolli thotë se Kosovës i ka sjellë mbi 40 njohje ndërkombëtare.
Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se gjithçka që ka bërë deri më sot e ka bërë vetëm për Kosovën dhe asgjë nuk do të ndryshonte nëse do të kthehej pa në kohë.
“Kosovës i kam sjellë shumë të mira. Shtetin e kam ndihmua në shumë mënyra. Më e pakta kam zgjidhur shumë probleme. Kam sjell për Kosovën mbi 40 njohje. Kam hapur për Kosovën shumë dyer kudo ku kam qenë”, tha ai në “Debat Plus”.
Pacolli thotë se ka ndihmuar djathtas e majtas sa ka mundur në ndërtimin e objekteve të ndryshme shtetërore në Kosovë.
“Kam ngritur objektet e institucioneve duke filluar nga objekti i Gjykatës Kushtetuese deri te presidenca. Kam ndërtuar objekte të trashëgimisë, universitete”, tha ai.
Kryetari i AKR-së thotë se ka ndihmuar skamnorët e ka shëruar njerëzit.
“Nga viti 2007 e deri më sot kam ndihmuar me rreth 36 milionë euro. Jam krenarë për atë ndihmë sepse e kam bërë për vendin tim. Vëllai im ka qenë në UÇK, e unë nuk kam mundur të vijë në atë kohë por kur ka ardhur koha ime kam ndihmuar Kosovën”, tha ndër të tjera Behgjet Pacolli.