Bekim Jashari bojkoton votimin për shkak të ndaljes së kamerave në shkolla (VIDEO)


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se është informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që në ditën e zgjedhjeve të ndalen kamerat në vendvotime. Kjo gjë ishte e papranueshme për Jasharin i cili reagoi mbrëmë /Pamje mePosht.

Gazetari Klan Kosovës i cili është duke raportuar nga komuna e Skenderajt bëri të ditur se Jashari nuk ka votuar në shkollën “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Ulët.