Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që në diten e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo, Jashari tha se drejtorët e shkollave kanë pranuar telefonata nga KKZ nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime.
Ai tha se “një shkresë e tillë e derguar një ditë para zgjedhjeve, vetëm për komunën tonë, është e pa pranueshme dhe kundër demokracisë që synojmë të ndërtojmë”, shkruan IndeksOnline.
Postimi i plotë: