Bekim Jashari: Jam i lënduar nga populli im, për të cilin familja ime ka dhënë jetën


Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, është deklaruar pas krítíkave që pranoi në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se fy erjet e ulëta që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë pr ekur mjaft shumë.

“Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekim Jashari, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka.

Si ka mundësi krejt këta politikan të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lën duar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari në Kanal 10.

Bekim Jashari është në krye të komunës së Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, derisa më herët kjo komunë udhëhiqej nga Sami Lushtaku, tani nënkryetar i PDK-së.

Jashari nuk gjeti përkrahjen e të gjithë akterëve politik në kandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, por që kritikat ndaj tij nuk ndaluan as tani.