Bekim Jashari “selam“ Lajçakut: Ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj është Serbia, e jo Kosova


Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se është Serbia ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, e jo Kosova, siç ka kërkuar emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Jashari ka thënë se Kosova nuk duhet për asnjë çmim të ndryshojë Kushtetutën në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës, duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, ka kërkuar unitet të spektrit politik në vend, që të mbrohet shteti nga tendencat për kompromise të dhimbshme dhe prekje të territorit.

Reagimi i tij i plotë në Facebook: