Besa Gaxheri: “Armend Zemaj po punon 24 orë në ditë, por populli nuk po ja dinë“

Besa Gaxheri Armend Zemaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, ka thënë se Qeveria Hoti po punon pa ndalur dhe se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po punon 24 orë në ditë.

Gaxheri në emisionin Pressing ka thënë se analistët po e kritikojnë Qeverinë Hoti, dukë thënë se nuk po punon dhe nuk po shënon suksese.

Por, këto i ka mohuar deputetja e LDK-së, e cila tha se përveç Zemajt ka edhe shumë qeveritarë të tjerë që po punojnë pa ndalur.

Madje ajo tha se për dy vjet, kryeministri Hoti do ta vë në binar shtetin e Kosovës dhe se kushdo që vjen pas tij do ta ketë më lehtë.