



Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke krítíkuar qeverisjen e Serbisë ne vitet e fundit, që është futu në negociata me Kosovën.




Ai u bëri thirrje zyrtarëve, anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Popullore të flasin me bashkëqytetarët e tyre në të gjithë Serbinë dhe të paraqesin programin e partisë, ku një nga pikat është edhe mosnjohja e Kosovës.