‘Bie’ qeveria Hoti/ Haradinaj e thotë LIVE në emision : Zgjedhjet janë zgjidhja (VIDEO)


Kreu i AAK, Ramush Haradinaj deklaroi në Çim Peka LIVE se ka mbetur i irrituar me aksionin e kryer nga EULEX me bastisjet e banesave dhe selive të partive në Prishtinë.

“Kosova ka policët vetë, nuk ka nevojë për çizmen e huaj. Ndërhyrja e të huajve ishte turp,” tha ai.

I pyetur nëse gjatë kësaj kohe, kur dihej se do të kishte zhvillime nga Gjykata Speciale, ishte arritur një marrëveshje politike mes partive, Haradinaj tha se nuk kishte kohë.

“Ne po punojmë për zgjedhjet. Në zgjedhje do të shkojmë të vetëm. Nëse ka vullnet për t’i dhënë një president vendit, ne kemi ofruar një kandidaturë,” tha Haradinaj.