Bild jep detaje për tragjedinë ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani


Ata kishin qenë vonë, donin të kalonin shinat e të kapnin trenin e tyre. Por dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian (13), humbën jetën pasi u goditën nga treni.

Drama ndodhi në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve tregon se nëna i kishte dërguar djemtë deri në stacion hekurudhor.

Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina. Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë”, thotë zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik, u desh të merrnin ndihmë.

“Motra ime është e shkatërruar, nuk po mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve për “Bild”.