Bleona Qerreti për Grenellin: S’mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ke bërë për popullin shqiptar


Bleona Qereti është takuar me të dërguarin special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë një takimi që dyshja kanë zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.

Pas Bleonës, ishte edhe Grenell ai që ka publikuar një fotografi dje me këngëtaren shqiptare, Bleona Qerretin, duke e cilësuar si yll ndërkombëtar.

Ndërsa, nuk ka munguar komenti i Bleonës në postimin e Grenell.

Artistja shqiptare ka falënderuar ambasadorin Grenell për gjithçka që ka bërë për popullin shqiptar.

“I dashur Rick, duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, unë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për popullin shqiptar. Si qytetare amerikane, faleminderit për vendosjen e standardeve të larta në politikën amerikane. Të dua”, ka shkruar Bleona në koment.

Ndërkohë, kujtojmë që Bleona ka treguar publikisht se mbështet Donald Trump për president të Amerikës./Indeksonline