Bleona: Trump është fitues, Kërkon të rinumërohen votat në SHBA


Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Një peticion online është nisur në rrjetet sociale, duke kërkuar nënshkrimin e tij, për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka përdorur ndikimin e saj në rrjetet sociale për të shpërndarë peticionin, duke u kërkuar fansave të saj që ta nënshkruajnë atë në formatin online.

Peticioni në fjalë kërkon rinumërimin e votave në shtetet: Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Colorado.

Kujtojmë që të dielën, ajo performoi në Michigan për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president, teksa edhe u takua personalisht me ndërmjetësuesin e dialogut të Kosovës me Serbinë nga Administrata Trump, Richrard Grennell