Filozofi kosovar dhe këshilltari i kreut të Kuvendit, Blerim Latifi, thotë se mbulimi i fytyrës në asnjë mënyrë nuk mund të jetë traditë e shqiptarëve.
Kjo pasi, sipas tij, koncepti themelor i moralit te shqiptarët ndërlidhet me konceptin e fytyrës, si në aspektin pozitiv, po ashtu, edhe në atë negativ.
“Secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis së mirës deh të keqes. Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”’ ja edhe postimi tij: