Boga e Rugovës, mrekullia e trojeve shqiptare në Kosovë! (Video)


Natyra është treguar shumë bujare në Kosovën Perëndimore. Në mesin e Alpeve Dardane siç i quajnë banorët, gjendet një fshat turistik që quhet Bogë, në rajonin e Rugovës e cila ka nxjerrë jo pak njerëz të shquar nga politika, arti dhe letërsia.

Ajo që takon këtu veç madhështisë së natyrës është dhe ndjenja e fortë patriotike e banorëve, të cilët duket se e kanë mbrojtur brezash vendin që ka kaluar jo pak beteja.

Ky dokumentar i “Fshatrave të Shqipërisë” nga Ilnisa Agolli, rrëfen se çfarë duhet njohur, çfarë duhet parë dhe ku duhet shkuar.