Bollni mo! Të hiqet ora policore dhe të hapen sallat e dasmave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të fokusohet në sigurimin e vaksinave antíCOVíD.

Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të siguroj shpejtë vaksínat antíC0VíD, vaksina të sigurta e jo me origjinë të dyshímtë.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Qeveria të vazhdoj t’i përkrahë bizneset që janë p rekur nga pandemia, e po ashtu t’u siguroj barnat falas pacientëve të p rekur nga k0víd.

“Deri në sigurim të vaksínave siguroni edhe medikamentet falas për pacientët me C0VíD-19. E shoh që është e rëndësishme që në kohë të pandemisë të bëhet kujdes me ekonominë, vazhdoni siguroni pako financiare për të p rekurit nga kríza ekonomike në vazhdimësi sa të zgjatë pandemia, të keni një plan të vazhdueshëm të pakove financiare”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, më tej shtoi se Qeveria duhet të ketë një plan të vazhdueshëm për lehtësíra fiskale dhe nxítje për bizneset në Kosovë për t’i ruajtur vendet e punës apo edhe për të hapur vende të reja.

“Ndalni presíonet ndaj bizneseve dhe gjobave ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e mirë në kohë kríze ekonomike ndëshkimi financiar. Mos lejoni zbritjen e pagave, pensione dhe zbritjen e shtesave për pensionistët dhe profesionistët shëndetësorë siç bëtë tash së fundmi. Hapni gastronominë, lejoni sallat e dasmave por me masa mbrojtëse, hiqeni orën polícore. Nuk ka arsye me mbajt orë polícore në këtë kohë. Shumica prej këtyre masave nuk kanë kosto”, tha Haradinaj.