Burdushi i bën “hajmali“ Nismës për ta kaluar pragun zgjedhor

Zgjedhjet e ditës së sotme nuk ishin aspak të mira për NISMA’n. Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë vetëm 2,70% të votave kur janë numëruar 76,68% të numrit total të votave.

Por një sihariq të mirë NISMA’s ia ka dhënë Hysni Peqani-Burdushi.

Mjeku popullor nga Prizreni ka thënë se beson se NISMA e Fatmir Limajt do ta kalojë pragun.

“Besoj që edhe NISMA do e kalojë pragun”, ka thënë shkurt Burdushi

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas Burdushit, është ndikuar nga ‘sehiret’ që i kanë bërë ndërkombëtarët ndaj LDK-së e PDK-së.

“Janë disa magjistar që e mjegullojnë Kosovën që 21 vite”, ka thënë Burdushi për Reporteri.net.

Për rezultatin e madh të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Burdushi tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.

Ndërkaq, për PDK-në dhe LDK-në tha se dështuan në këto zgjedhje pasi kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.

“PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi