Buzhala: Nuk ka politikan që nuk ka marrë pare prej Devollve, 25 milion euro ikën…


Berat Buzhala ka reaguar pas lajmëve të fundit, ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka bërë një postim të rëndë duke goditur politikanët.

Ky është postimi i tij:

Ne nderkohe Blerim Devolli ka fillu me i marre 25 milion euro tonat. Le te shenohet ky krim qe eshte me i madhi ne 20 vitet e fundit, e qe ne nje forme ose ne nje tjeter NUK KA POILITIKAN NE KOSOVE QE NUK KA MARRE PARE PREJ TYNE. Kuptohet dikush me shume e dikush me pak, dikush milionat e dikush disa mijera, dikush per zgjedhje e dikush per villa e jahta. Kjo eshte irrelevante tash. Ai po i merr miliona euro e na e kemi zgjate qafen sikur kingji. Plus, perpara se me i marre keto 25 milione, Blerimi per me shume se dhjetera vite te tjera i ka marre edhe disa dhjetera miliona te tjera. Ky eshte episodi i fundit i kesaj tragjedie. Mijera punetore te tjere te Telekomit tash le te bohen gati per me kalu ne varferi, sepse shteti i Kosoves ka te tjera plane.