Drtion Tali, këshillar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ende opinioni nuk ka parë e dëgjuar se çfarë ka ndodhur me Kosovën nga qeverisjet e kaluara.
Sipas Talit, të gjitha ankesat për gjendjen me CoVID-19 e “Ballkanin e hapur” janë mbulesë për keqpërdorimet e tyre.
“Ju kom kallxu: hala kurgjo s’keni ni e s’keni pa!
Pritni, pritni edhe pak, ça keni me ni e me pa (se çka kanë bo patriotat me Kosovën), menve zarar!
Krejt k’to klithje që po i dëgjoni jo Kovidi, jo Open Balkan e blla blla blla, dhimtën e kanë tjetërkund!”, ka shkruar Tali.
Ndryshe, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga Qeveria Haradinaj.
Veç tjerash, Murati ka thënë se tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove.