Cakaj: Engel i tregoi qartë Serbisë, realiteti i ri në Ballkan është Kosova e pavarur


Kryediplmati shqiptar, Gent Cakaj ka deklaruar se fjala e Kongresmenit amerikan Eliot Engel për Kosovën, meriton një vlerësim dhe falënderim të veçantë, transmeton Gazeta Metro.

Cakaj ka shkruar se Engel i tregoi qartë Serbisë se Serbia duhet të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke e njohur pavarësinë e Kosovë dhe të pranojë krímet që ka kryer në Kosovë, pasi serbët nuk kanë bërë asgjë për dënimin e krímínelëve.

Postimi i plotë nga Cakaj:

Fjala e Kongresmenit Engel në dëgjesën e tij të fundit mbi Ballkanin, meriton një vlerësim të veçantë.

Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Për më shumë, derisa ai është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer kríme, ai po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krímeve të luf tës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyqi.

Kongresmeni Engel ka qenë një prej zërave më të vyer, mbështetësve më të mëdhenj dhe personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi.

Për këtë, ai meriton falënderime të pamata e mirënjohje të pafundme.//gazetametro.net