“Çartet“ Von Cramon: BE-ja duhet ti çoj “selam“ Beogradit për Shqiptarët…


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar rreth çështjes së pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.