Kuvendi i Kosovës mblidhet për të vazhduar me pikat e seancës së kaluar. (Ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, ku do të intervistohet kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova dhe drejtori menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj. (Kuvendi, salla N204, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku do të intervistohet drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Valon Tolaj. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku do të intervistohet ish-drejtori menaxhues i Agjencinë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë lansimin e platformës dixhitale për nevojat e arsimit në Prizren, e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në mësimin online, si dhe avancimin e interaktivitetit gjatë kësaj periudhe pandemike. (Shtëpia e Bardhë, ora 12:00)
Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, bëhen homazhe te varret e heronjve. (Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, ora 12:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, ku do të intervistohet aktivistja e organizatës jo-qeveritare “Pishtarët”, Shpresa Loshaj dhe disa banorë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)
Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, bëhen homazhe te vendi i rënies. (Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 13:00)
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i asistuar nga Komiteti për Drejtësi, organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës. (Për shkak të rrethanave me COVIDI-19, dëgjimi publik do të mbahet online përmes platformës ZOOM, ora 13:00)
Organizatorët e inciativës “Liria ka emër”, mbajnë konferencë për media. (“Rings” restorant, Bulevardi Nëna Terezë, Prishtinë, ora 14:00)
Mbahet mbledhja e komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ku do të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike, si dhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. (Kuvendi, salla C203, ora 14:00)
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës mban mbledhjen e jashtëzakonshme, për të shqyrtuar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndermirën nga ky sektor. (OEK, ora 14:00)