Çfarë pasurie posedon kryetari i ri i vjetër i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela?

Ziadin Sela mbrëmë është rizgjedhur si kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Po ju bien flokët? Reagoni tani dhe parandaloni derisa të jetë tepër vonë! Rigjeneron dhe rikthen shkëlqimin.

Lista anketuese të cilën ai e ka dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion, kur në vitin 2020 u bë deputet në Kuvendin e Maqedonisë, nuk është dhe aq bosh, transmeton Zhurnal.mk

Kryetari i vjetër i ri i ASH-së, Ziadin Sela, sipas listës së tij anketuese ka paraqitur shtëpi prej 300 metrave katror në fshatin Livadhi të Strugës, e vlerësuar në gati 4,9 milion denarë. Ai gjithashtu posedon tokë prej 3190m2 në Livadhi me vlerë prej 2 milion denarë, si dhe një pjesë të malit prej 15mijë metra katror në Novosellë të Strugës, me vlerë 3,6 milion denarë.

Sa i përket veturave Sela posedon Jaguar S Type 2.7 me vlerë 300,000 denarë, si dhe një Volkswagen Phaetton me vlerë 300,000 denarë.

Sela posedon gjithashtu depozit bankar prej 373,500 denarë në Stopanska Banka si pasuri e përbashkët me bashkëshorten si dhe një tjetër depozit prej 1,6 milion denarëve gjithashtu në Stopanska Banka./Zhurnal.mk