Çfarë thoshte Adem Mikullovci për Hashim Thaçin, pse do të përfundonte keq Presidenti i Kosovës, sipas tij?

Aktori i madh shqiptar, ish-delegati i Kosovës në kohën e deklaratës së pavarësisë së Kaçanikut dhe ish-deputeti i Kosovës, Adem Mikullovci, pak kohë më parë kishte folur për të kaluarën e tij, kujtimet që i kishte nga kohët e më hershme si dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Mikullovci në një intervistë, kishte folur për deklaratën e Pavarësisë së asaj kohe, ku thotë e ajo e ka vlerën shumë të madhe, e cila ishte bërë nën masa të rrepta të represionit serb në Kosovë.

Madje ai ka thënë se ajo deklaratë e ka vlerën më të madhe sesa deklarata e pavarësisë që e lexoi ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më 17 shkurt 2008.

“Unë mendoj që kjo e ka peshën më të madhe sesa deklarata që është lexuar në Kuvend nga Hashim Thaçi”, ka thënë ai në ‘Personale’.

Mikullovci ka thënë se, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, e kishte dëgjuar komentatorin e një radioje të Zagrebit në Kroaci, duke thënë se “sa herë duhet Kosova ta shpallë pavarësinë”.

“Kushtetuta e Kaçanikut e ka rëndësinë e vet. Kushtetuta edhe mund të ndërrohet, por vendimi, Deklarate e Kavarësisë është themeli”, ka shtuar ai.

Mikullovci në këtë emision, kishte dhënë një vlerësim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Për të ka thënë se nuk do të përfundojë mirë. Atë e ka cilësuar si njeri që mendon veç për veti.

“Nuk e di qysh ka me kalu, por gjithsesi jo mirë. Pikturën që e ka bërë një piktor i mirë, në fund e ka zhallavitë. Tepër ambicioz, tepër veç për veti. Më i meçmi, më i forti, më i dituri”, ka thënë Mikullovci.

Ai kujton edhe takimin e parë me Thaçin, i cili kur ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicë, kishte banuar me qira te axha i Ademit.

“Dhe i pata thënë se rezulucionarin e ke marrë prej Mikullovcëve”, kujton ai

Adem Mikullovci ka folur për Kosovën dhe pritjet që kanë pasur qytetarët.

Ai thotë se vetë është komunist, sepse në komunizëm i respektojnë disa gjëra që janë të mira.

“Pritjet kanë qenë shumë më të mëdha dhe njerëzit janë zhgënjyer. Duhet të ketë zhvillim ekonomik, angazhim në të gjitha sferat. Në esencë diku thellë brenda në mua, unë jam komunist, e them këtë sepse ka gjëra në komunizëm që i respektoj që janë të mira. Zhan Pol Sartri ka thënë se doktrina më e përsorur që ka krijuar truri i njerzimit është komunizmi, por e keqja është që ka rënë në duart e skllaveve, dhe është bastarduar, është prishur dhe ka marrë përmasa të këqija”, ka thënë Mikullovci.

Sipas Mikullovcit, ajo se çfarë e mban një shtet janë katër shtyllat: ekonomia, mbrojtja, arsimi dhe shëndetësia, dhe Kosova nuk e ka asnjërënë.

Related Posts

Vendosi të mos shiste më prodhime Serbisë, shikojeni se çka i ndodh pronarit marketit gjilanas

Pronari i një marketi në Gjilan, Alban Osmani para disa ditësh kishte njoftuar që nuk do të shiste më produkte serbe në marketin e tij modest. Por,…

I dyshυari për plɑgosjen e dy serbëve është djali i dëshmorit Danush Kurtaj (FOTO)

Dy persona janë p lɑgosur me ɑrmë zjɑrri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është ɑrrestuar një…

Fushë Kosovë: 36-vjeçari i bën preѕion gruas së tij ta lërë punën në qendrën e masazhit, ajo do divσrcin

Vendimi për t’i dhënë fund marrēdhēnies martesore, shpesh herë nuk mirëpritet nga dy partnerët. Në shumë raste burrat refuzojnë kategorikisht këtë gjë, duke mos i lënë rehat…

“Nale gruan tane, neve veç plυmbi na ndan”/ Burri në Fushë Kosovë s’e lë rehat ish të dashurën, i çon SMS bashkëshortit të saj

Shpesh herë burrat e kanë të véshtirë të pranojnë ndarjen nga partneret e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e…

Dalin pamje: Momenti kur serbët i dalin në rrugë ushtarit të FSK-së!

Azem Kurtaj është i d yshuari që q ëlloi me a rmë z jarri në drejtim të dy serbëve dje, duke lënë të p lagosur një 11…

“I dyshuari shtiu pesë herë në ajër një orë përpara”/ Detaje të reja si ndodhi ngjarja

Pjesëtari i F orcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e v eprës p enale ‘V rasje’, pasi dyshohet se…