Challandes jep lajmin e hidhur për Kosovën: Unë mund të qaj duke e shpjeguar këtë, por nuk mund ta kuptoj pse!


Bernard Challandes ka konfirmuar se Amir Rrahmani nuk do të vjen përfundimisht për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës nesër luan me Maqedoninë e Veriut në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net

Amir Rrahmani do të jetë një mungesë e madhe dhe këtë e ka sqaruar para pak minutash në konferencën për shtyp trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

“Unë mund të qaj duke e shpjeguar këtë, por unë nuk mund ta kuptoj. Ne jetojmë në këtë kohë me Covid dhe janë disa vendime që ne nuk i dimë PSE, dhe ky vendim është nga Italia, nga regjioni i Napolit,” ka thënë Challandes.

“Ne kemi luf tuar me të gjithë, Federatën e Italisë, FIFA-n, regjionin e Napolit, por fatkeqsisht nuk kemi fituar. Ne kemi dashur që ta kemi Amirin këtu, por nuk ka qenë e mundshme. Por, tani nuk është koha që unë të ankohem, por duhet të shikojmë dhe të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi me vete,”.