Çitaku ia bën bajat Vuçiqit: Edhe unë i kam shkruar NASA-s të ma sigurojnë një udhëtim në hënë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është tallur me kërkesën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq ndaj KFOR-it, për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Ajo ka ironizuar duke thënë se edhe ajo ka dorëzuar një email në NASA, e shpreson se do t’ia “sigurojnë një udhëtim në hënë”

“Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.

Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.