Çka duhet të bëjë ende Kosova që Bashkimi Europian të kënaqet?


Liberalizimi i vizave për Kosovën, ishte premtuar me vitin 2015. Prej atëherë, kanë kaluar pesë vite e kosovarëve ende u cenohet liria e lëvizjës.

Çdo vit është premtuar për heqje vizash dhe çdo vit kryeministrat kanë uruar . I fundit që uroi kosovarët për liberalizim vizash ishte Ramush Haradinaj, i cili madje e tha me mburrje se “liberalizimi i vizave veç ka ndodhur,urime Kosovë…”, tha atëbotë Haradinaj.

Liberalizimi i vizave është një “bombë e kurdisur” nga BE për Republikën e Kosovës”. Pas liberalizimit fshehet një teatër i Bashkimit Europian për trysni ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përmes kësaj trysnie, BE, i krijon avantazhe Serbisë për të ecur drejt këtij organizmi.

Kosova ka pas dyfishin e kërkesave për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave, karshi shteteve të tjera të ish Jugosllavisë dhe të Bakllkanit në përgjithësi.

Të gjitha ato shtete tashmë qarkullojnë lirshëm në zonën shengen dhe në BE. Por, nuk është se qëndrojnë më mirë se Kosova në asnjë proces. Për të mos i folur me emra këto shtete, asnjëri nuk qëndron më mirë se Kosova në korrupsion. Nuk qëndron më mirë se Kosova as në paga . As në proceset e të drejtave të njeriut.Kosova është në vijë zhvillimore më të gjitha këto shtete që kanë dhjetë fish më shumë borgje shtetërore se Kosova. Kosova i përmbushi kriteret për liberalizimin e vizave dhe ato janë mbi 90 sosh, diku 50 më shumë se të gjitha shtetet e dala nga ish Jugosllavia.

Në mesin e tyre ishte miratimi dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.BE, atëbotë e thoshte se, posa të miratohet demarkacioni, Kosova do të përfitojë heqjen e vizave. Kosova e miratoi demarkacionin me Mal te Zi,por BE, nuk i hoqi viza. Doli të ishte lufta kundër korrupsionit që duhej ta bënin kosovarët , për ta fituar liberalizimin.

Në këtë luftë kundër korrupsonit, atëbote BE, përmes misionit të drejtësisë EULEX, premtoi arrestimin e “peshqve të mëdhenjë” dhe në vend se këta peshq të shkonin para drejtësisë, EULEX u korruptua vet. Kështu, mbeti në modë dhe në fuqi lufta kundër korrupsionit , si kusht për liberalizimin e vizave.

Meqë “peshqit e mëdhenjë “ nuk u kapën ,doli skandali i korruptimit të EULEX-it të cilin BE, nuk e denoi, por disa nga gjyqtarëve të këtij misioni, u dha pozita të reja në prokurori kundër krerëve të UCK-së , që ishin edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit .
Pyetja është , a është dashur të dënohet kaq shumë Kosova për vizat, përderisa këtu vuri legjislacion së pari UNMIK-u, pastaj në drejtësi EULEX-i.

A është dashur të dënohet kaq ashpër Kosova,përderisa këtu qëndrojnë krejt diplomacia e botës më të fuqishme?
Në një shtet , ku valuta është po ajo e BE-së, pra EURO,e ku BE, ka misione e misione dhe përkushtime , së bashku me OKB-së, kosovarët të mos përfitojnë në liberalizimin e vizave është diskriminim i plotë. BE po e ngre Kosovën për hunde,t’i krijojë Serbisë avantazhe

As tash që janë në Hagë krerët e shtetit Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi kreu i veteranëve të UCK-së dhe pjesëarës të tij si Sali Mustafa, BE-së nuk i mjafton që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave.

Parlamenti Evropian, e ka dhënë dritën jeshile për heqjen e vizave për Kosovën, por Këshilli i Ministrave të PE-së, Franca dhe Holanda, kanë qenë dhe janë pengesë për tu liberalizuar vizat . Dikur ishte edhe Gjermania,por ajo e dha lejen ,pas shumë fakteve se Kosova i ka përmbushur kriteret.

Ndërmjetësi i bisedimeve Kosovë-Serbi, me BE-në kanë kushte që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, të nënshkruar në Bruksel para 7 viteve dhe aneks marrëveshja dy vjet më vonë , në kohën kur ishte një ecuri më premtuese nga Serbia për njohjen reciproke me Kosovën.

Por, sot qëndrimet e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, janë evidente ,ndërsa BE nuk e kundërshton Serbinë në asnjë proces që lidhet me Kosovën.

BE, nuk e qorton Serbinë, pse nuk i zbulon dokumentet sekrete të ushtrisë për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.
BE, nuk e qorton as nuk merret me Serbinë për heqjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovës dhe në Kosovë.
BE nuk e kundërshton Serbinë as për pengesat që i bëri Kosovës për mos zbatimin e rregullave të CEFTA-s ku ishte edhe vetë nënshkruese.

BE nuk i bën presion Serbisë as për ndërtimin e vendbanimeve milionëshe të Beogradit në Mitrovicën veriore.
Kosova ka mbetur peng i BE-së, e cila don ta qon Kosovën deri në pikën e dorëzimit kundër Serbisë.

Pra , edhe sikur ta bëjë Kosova asociacionin, edhe sikur të arrestohen jo vetëm “peshqit e mëdhenjë” por edhe cdo lloj “peshku” politik në Kosovë, BE-së nuk do t’i mjaftojë për heqjen e vizave.Cka duhet të bëjë më shumë Kosova për këto viza?

Nuk e din askush!Kosova fali tokë për vizat.Kosova, nënshkroi asociacionin e nuk përfitoi asgjë.

Kosova sot i ka në Hagë krerët e shtetit dhe sërish asgjë e mirë për Kosovën.Kosova, edhe brenda nuk është që nuk e ka denuar krimin e nuk e ka ndjekur dhe zbuluar krimin .Ka arrestime të përhershme që bën shteti në institucionet e veta.

Por , as kjo nuk i vjen BE-së. Safet Krivaça /Kodovarja