Çka i tha Adem Demaçi Ilir Shaqirit pasi i këndoj këngë për së gjalli? (VIDEO)


Këngëtari, shkrimtari dhe intelektuali Ilir Shaqiri, në faqen e tij në Facebook ka lënë një mesazh me rastin e ikjes nga kjo botë të Adem Demaçit.

Shaqiri e quan Demaçin Hero të Kombit, siç edhe ishte, madje edhe i lauruar me këtë çmim, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari i mirënjohur, në vitin 1987, dy vjet para se të lirohej nga burgu Adem Demaçi, kishte inçizuar nje këngë për të.

Shaqiri për revistën “Kosovarja” ndanë një moment shumë të veçantë: “Kur u lirua baca Adem, pritem 50 orë me Hamëz Jasharin që t’ia jepnim dorën dhe ta përqafojmë.

Ai më tha: T’i kemi dëgjuar këngët edhe atje ne burg, edhe atë qe e ke kënduar për mua. Dhe, tu them të drejtën burra (iu drejtua të pranishmëve) kemi menduar se ky djalë është nga Shqipëria. Burrat qeshën, ndërsa baca më përqafoj edhe një herë duke më thënë: Gjithçka e bukur së pari jehon e pastaj duket”, thotë Shaqiri, transmeton “Kosovarja”.

Ilir Shaqiri u këndoj vetëm dy burrave sa ishin gjallë, siç thotë ai, “Adem Demaçit që na trimëroj dhe Anton Çetës që na bashkoi”.

Dëgjoni “Biri i Kombit” /Kosovarja