Albin Kurti është kryeministri i tetë që nga paslufta në Kosovë. Përpara tij ishin: Bajram Rexhepi (i ndjerë), Bajram Kosumi, Agim Ceku, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti. Albini, nga shumë kush po konsiderohet si kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova.
Kjo mbetet akoma për tu parë, por ajo që dihet është se Albin Kurti është kryeministri më legjitim që ka pasur Kosova ndonjëherë. Të gjitha paraardhësit e tij kanë qenë kryeministra të pazareve politike, disa me 5-6 deputetë janë bërë kryeministra, e disa as pa qenë fare deputet, krejt si pasojë e rrethanave aktuale të kohës.
Albin Kurti, si askush tjetër është kryeministri me mbi 52 % të votave të qytetarëve të Kosovës, legjitim si askush tjetër.
Kjo edhe ka shtuar shpresat e qytetarëve se Albini do të jetë më i miri së të gjithë të tjerët, ndryshimet e pritshme janë të mëdha ashtu edhe shpresat se më në fund do të jetë një kryeministër që do të bëj reformat të thella në të gjithë sektorët e shtetit.