Çmimi i një kilogrami të specave në Kosovë shkon deri në 8 euro

Që nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike të Kosovës, janë ngritur pothuajse çmimet e çdo artikulli, përcjell Reporteri.net.

Duke filluar nga çmimi i vajit e deri tek buka e shumë gjëra ushqimore tjera të cilat janë esenciale, kanë pësuar ndryshime të dukshme, duke shënuar një ngritje të madhe të çmimit.

E një rritje të çmimit nuk i kanë shpëtuar as specat.

Në foto shihet që në një market çmimi i specave e ka kapur shifrën e 7.99 eurove.