Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka theksuar se ato kanë të drejtë që të z emërohen me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kanë thënë që Kosova është Jerusalemi i tyre.
Daçiç në një prononcim për mediat vendase ka thënë se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte p asoja në marrëdh ëniet midis Serbisë dhe atij vendi.
“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë p asoja në marrëdh ëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” ka thënë ai.
Daçiç shprehu shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte raportet e mira Izrael-Serbi.