Daçiq i nervozuar: Izraeli njohu Jerusalemin tonë Kosovën, Ja çka pritet të ndodh!

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, i cili njihet si propa ganduesi më i madh serb dhe personi që punon më së shumti kundër shtetit të Kosovës, është nervozuar së fundit me njohjen e Kosovës nga Izraeli, shkruan Gazeta Metro.

Dacic ka thënë se Kosova është Jerusalemi i Serbisë dhe tash Izraeli e ka njohur atë si të pavarur, sipas tij kjo do sjellë p asoja në raportet Serbi-Izrael.

Sipas Dacic, arsyetimi i njohjes së Izraelit ndaj Kosovës është pasi interesi i tyre është që “një shtet mysliman” të hap ambasadën në Jerusalem.

“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë, e tash dikush e njeh Jerusalemin tonë për shqiptar, e kjo natyrisht se nuk mund të mos lë p asoja në raportet mes Serbisë dhe Izraelit”, tha Dacic në Radiotelevizionin e Vojvodinës.

“Po të mos ishte Amerika, kjo s’do të ndodhte kurrë”, deklaroi Dacic.

Tutje, Dacic ka treguar se Serbia akoma do të vendos në lidhje me raportet e ardhshme me Izraelin dhe me zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, “bazuar në raportet e Izraelit ndaj Serbisë”.

Kujtojmë se Dacic sa ishte ministër i Jashtëm i Serbisë, kishte lobuar për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ku në disa shtete ia ka arritur qëllimin duke propaganduar dhe korruptuar me para ato shtete.//gazetametro.net