Daçiq: Jam shumë i lumtur që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë në Hagë: “UÇK ka kryer kríme”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë.

Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për ak takuzën e Dhomave të Specializuara për kríme luf te kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Daçiq tha se Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetím ndërkombëtar të krímeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshírë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer kríme, duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Por, “ka një rrugë të gjatë nga ak takuza deri te vendimi”, tha Daçiq, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dëshmítarëve.

Thaçi, Veseli dhe Selimi janë transferuar në qendrën e parabu rgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 5 nëntor, ndërsa Krasniqi është transferuar atje një ditë përpara tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – het ojnë krímet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kry era kundër pakícave etníke dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto kríme të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.