Daçiq: Kosova po e mashtron BE-në


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Kosova e mashtroi jo vetëm Serbinë, por edhe BE-në, sepse pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, refuzoi të zbatonte atë.

Ai tha se Kosova refuzoi të zbatonte Marrëveshjen e Brukselit, dhe të formonte Asociacionin e Komunave Serbe, duke shpjeguar se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu, sipas tij, Kosova po shkatërron besimin dhe po i bën të pakuptimta marrëveshjet e arritura me mirëbesim.