Danke Gjermani: Ja çka i dhuroi Kosovës


Që nga sot, në Kosovë, do të trefishohen kapacitetet testuese, ka njoftuar në një konferencë shtypi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë konferencë, ai ka falënderuar Qeverinë gjermane për dhurimin e 15 respiratorëve.

“Përmes jush po e falënderojmë popullin gjerman për të gjithë këtë angazhim, në mënyrë që Kosova ta kalojë e menaxhojë sa më lehtë pandeminë. Kjo është ndihmë për profesionistët shëndetësorë dhe angazhimin e tyre për të shpë tuar çdo jetë”, ka thënë ministri.

Ai ka shtuar se nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese.

“Nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese, edhe kjo ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, po pranojmë këtu 15 respiratorë. Ngritja e kapaciteteve humane është pjesë e angazhimit tonë”, tha ministri i Shëndetësisë.