Daut Haradinaj në ditën e votimit të Gjykatës Speciale: Po ju kqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni

Daut Haradinaj

Tashmë kanë filluar arrestimet e para nga Gjykata Speciale, por ditën kur u votua në Kuvendin e Kosovës, deputeti Daut Haradinaj e kishte kundërshtuar atë, e madje ka kërkuar edhe nga të tjerët që mos ta votojnë.

Më 3 gusht të vitit 2015, kur po votohej Specialja, Haradinaj përmes një fjalimi ka kërkuar nga të gjithë që mos ta votojnë, e këtë e kishte argumentuar edhe përmes një fjalimi, shkruan Indeksonline.