Daut Haradinaj:E padrejtë dhe e palogjikshme mbyllja e gastronomisë, tubimet “full” e lokalet mbyllë!


Sektori i gastronomisë vazhdon të jetë ndër më të prekurit nga pandemia COVID-19, pasi që nga shfaqja e këtij virusi, mijëra puntorë humbën vendet e tyre të punës për shkak të orarit të kufizuar të lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj për Indeksonline tha se është e padrejtë dhe e palogjikshme mbyllja e gastronomisë.

Kjo pasi, sipas tij, nëpër tubime të partive politike po marrin pjesë qindra njerëz.

“E padrejtë dhe palogjikshme mos hapja e gastronomisë, tubime e takime po kemi me dhjetëra e qindra njerëz e lokalet mbyllen në 21 apo 21:30.

S‘ka arsye për mbyllje përderisa çdo ditë kemi turma njerëzish anë e kënd Kosovës, e gastronomia mbyllet”.

Ai madje ironizoi me këtë gjë, ku tha “A virusi flen ditën e qohet natën a si?”./Indeksonline